Shpjegimi i FIFA-s

FIFA më pas dha një sqarim zyrtar për episodin, duke konfirmuar rolin vendimtar të teknologjisë “Connected Ball”.

“Sipas të dhënave të ofruara nga teknologjia ‘Connected Ball’ e integruar në TRIONDA, topi zyrtar i Kupës së Botës FIFA, është vërtetuar se ka pasur një prekje nga numri 20 i Kroacisë, Igor Matanoviç, në aksionin para golit kundër Portugalisë, duke i lejuar arbitrit të akordojë saktë pozicionin jashtë loje dhe të anulojë golin. Sensorët IMU të integruar në top janë në gjendje të zbulojnë çdo prekje, sado e lehtë të jetë ajo, dhe e transmetojnë atë në formën e një ‘grafiku pulsimi’, duke u dhënë arbitërve një nivel të paparë të dhënash për vendime të shpejta dhe të sakta.”

Pas këtij vendimi, Kroacia mbeti pa golin e barazimit, ndërsa Portugalia siguroi kualifikimin në çerekfinale të Botërorit 2026.

Touch that leads to the offside in Croatia vs Portugal seen from the BBC's 3D viewer.
by
u/owothrow in
soccer

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/03/auto_Screenshot_2026-07-03_0918151783063100.png", "width": 900, "height": 500 } }

VIDEO/ 19 minuta shtesë dhe goli i parë i anuluar nga mikroçipi: Portugali-Kroaci një thriller i vërtetë

Një fund dramatik dhe i pabesueshëm u pa në sfidën mes Portugalisë dhe Kroacisë në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të luzitanëve. Ndeshja u shndërrua në një thriller të vërtetë, sidomos për mënyrën se si u zhvillua pjesa e dytë dhe koha e shtesë.

Arbitri norvegjez, Espen Eskås, akordoi fillimisht 10 minuta shtesë, por loja vazhdoi shumë më gjatë, duke arritur në plot 18 minuta e 51 sekonda, një rekord i ri historik në Kupën e Botës.

Goli i parë i anuluar nga mikroçipi

Momenti më i diskutueshëm i ndeshjes erdhi në sekondat e fundit, kur Kroacia shënoi golin e barazimit 2-2. Megjithatë, festa u ndërpre pas ndërhyrjes së VAR-it, ku arbitri u thirr për të rishikuar aksionin për pozicion jashtë loje të Mario Pašaliçit.

Vendimi final u mor falë teknologjisë së re të integruar në topin zyrtar të turneut, “TRIONDA”, i cili përmban një mikroçip të brendshëm që regjistron çdo kontakt me topin. Në këtë rast, sensori ka zbuluar një prekje pothuajse të padukshme nga Igor Matanoviç gjatë krosimit.

Zoom in angle of touch for Croatia’s disallowed goal
by
u/WeTalkBoxing in