‘Makina e Peleshit me mori zvarrë’, Goxhaj: Dje ishte një skenar i qeverisë që të akuzonte protestuesit për dhunë

Një dëshmi e fortë dhe e detajuar është bërë publike së fundmi në një studio televizive, ku janë zbuluar prapaskenat e një proteste që degjeneroi në tensione mes qytetarëve dhe policisë. Aktivisti Altin Goxhaj ka ndarë momente dramatike nga përballja e tij me eskortën e deputetëve, duke ngritur akuza të rënda ndaj institucioneve shtetërore dhe mekanizmave të tyre propagandistikë.

Gjatë intervistës së tij me moderatorin Flavio Qarri në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv ai tha se makina e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi e ka marrë zvarrë për rreth 10 metra. I ndodhur përballë automjetit në lëvizje, protestuesi u detyrua të ecte mbrapsht duke u mbajtur me forcë tek kofanoja për të shmangur shtypjen. Menjëherë pas këtij momenti ekstrem, forcat e policisë kanë ndërhyrë për ta ndaluar, një aksion që u pasua nga një gjest simbolik: goditja e dritares së makinës me një pjeshkë, përpara se ai t'u kërkonte vetë policëve t'i hidhnin prangat.

Përtej këtij incidenti specifik, u zbulua një skenar i supozuar masiv dhe i mirë organizuar. Sipas fjalëve të Goxhajt, e gjithë situata ka qenë një provokim i qëllimshëm i policisë me urdhër të qeverisë, për të nxitur një reagim të dhunshëm nga turma. Qëllimi i këtij operacioni ishte krijimi i një imazhi negativ për protestuesit, për t'i përdorur më pas pamjet në favor të një fushate PR-i ndërkombëtar nga ana e Kryeministrit dhe mediave të lidhura me të.

Motivi i vërtetë pas kësaj tentative për të frikësuar qytetarët nuk është thjesht politik, por thellësisht financiar. Akuzat tregojnë se gjithçka bëhet për të tërhequr vëmendjen dhe për të mbrojtur interesa të mëdha korruptive, konkretisht një treg me vlerë 40 miliardë dollarë që po tjetërsohet dhe po përfundon në xhepat e zyrtarëve të lartë.

Flavio Qarri: Me pranga këtë radhë Goxhaj?

Altin Goxhaj: Po unë po prisja pikërisht të vinin makinat e deputetëve. Në momentin që policia filloi operacionin për të hapur rrugën për makinat dhe filloi provokimin e turmës, domethënë të jap një fakt të vërtetë, që ishte një protestë, që u mbështet dhe vërtetohet nga fakti se ajo që kuptova unë ishte që i gjithë aparati ndërkombëtar, nga ana e fokusit dhe e Edi Ramës dhe gjithë mediave, e gjithë strukturave mediatike, PR dhe të tjerë, u shfrytëzua algoritmi nga vetë energjia pozitive e popullit dhe u doli blof i gjithë skenari për të akuzuar protestuesit që po silleshin në mënyrë të dhunshme. Sepse provat në fakt dhe videot vërtetojnë krejt të kundërtën. Por njerëzit nuk i kanë parë akoma këto video, do t'i tregojmë sot edhe nesër, edhe pasnesër. Në videot tregohet qartë, sidomos edhe videot që i kam prezente aty që i kam bërë unë, madje ato të dyja janë nga dy anët e medaljes. E zakonisht i kanë videot nga përpara, policët i kanë nga mbrapa dhe nga mbrapa duket prapë tamam e vërteta çfarë ka ndodhur. Mua Zoti më dha dhe një kokërr pjeshkë... Në momentin që po prisja makinat e deputetëve isha vetëm fare dhe kur ulem duke pritur gjej një pjeshkë. Dhe thashë, e hëngra isha në video live. Dhe thashë, të paktën ta gjuaj.

Flavio Qarri: Bie një pjeshkë aty?

Altin Goxhaj: Jo një e gjuajtur. Kush e di se qysh duket nga fakti që është pjerrësi ajo zonë. Edhe ka ecur, ka ecur derisa mbërriti te këmbët e mia.

Logjika qëndron që unë kur u përballa me makinën e Niko Peleshit, ai më mori zvarrë nja 10 metra këtu. Kur them zvarrë, zvarrë! E kisha përballë dhe më shtynte me motorin e vet dhe unë isha i detyruar të ecja mbrapsht duke mbajtur fort duart te kofano e makinës. Pastaj erdhën policët, gjatë atij momenti, më rrëmbyen, mbase për të më shpëtuar jetën, atë nuk e di. Dhe në atë moment pata dhe mundësi të gjuaja me pjeshkën time në dorë që ma kishte dhuruar Zoti te dritarja. E i thashë policëve, më arrestoni tani. Po kjo kohë më dha dhe një avantazh, që të shikoja me vëmendje çfarë ndodhte. Dje ka qenë një skenar i planifikuar, i organizuar nga qeveria për të trembur protestuesit e për të bërë PR ndërkombëtar sikur protestuesit janë të dhunshëm. Ka qenë gjatë gjithë kohës.

Flavio Qarri: Pra i interesonte qeverisë dje që të kishte dhunë edhe pse kanë transmetuar një pjesë të intervistës tënde, kam përshtypjen edhe këtu, për 2 korrikun.

Altin Goxhaj: Ajo nuk ishte intervistë, ajo ishte podkasti im që bëj për qejfin tim.

Flavio Qarri: Jo, e kisha parasysh fjalën që e ke thënë edhe në këtë studio.

Altin Goxhaj: Po. Po unë s'kam qenë kurrë organizator. Unë kam qenë një person që jep mendimin e vet se si do jenë gjërat. Dhe mendimi im ka qenë shumë i drejtë para dy-tre javësh për faktin se këto informacione, pavarësisht sabotimeve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe nga të gjithë skenarët e qeverisë që janë përqendruar aty se luhet për 40 miliardë dollarë. Luhet për 40 miliardë dollarë treg, që po e shesim këtë Shqipërinë, më kupton? Që i marrin në xhep këto para. Dje dua t'i kujtoj... dje dua t'i kujtoj të gjithëve. Dje dua t'i kujtoj të gjithëve. Ka qenë një manipulim i plotë sepse janë të filmuar skenat….