Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
Sara Gjordeni dhe Bardhi po jetojnë një nga periudhat më të ëmbla të jetës, pasi së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmi i shtatzënisë u bë i ditur javë më parë nga Sara, ndërsa tashmë çifti ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë njoftuar se janë në pritje të një tjetër vajze, duke zgjeruar kështu familjen me një princeshë të re. Kujtojmë se ata janë prindër të vajzës Nea, e cila këtë dhjetor mbush dy vjeç.
Zbulimi i gjinisë është bërë në një mënyrë tejet të veçantë, përmes një videoje ku protagoniste ka qenë vajza e tyre e vogël. Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet dora e Neas duke prekur tortën festive, e cila fshihte ngjyrën rozë brenda saj, duke konfirmuar kështu se pritet një vajzë.