Dhuna ndaj protestuesve/ Disha: Veç policisë, të përfshirë edhe gardistët e deputetëve
Situata e tensionuar dhe e paprecedentë që u regjistra të enjten e 2 korrikut para dyerve të parlamentit, nxjerr rnë pah dështimin total të institucioneve ligjzbatuese për të menaxhuar protestën qytetare.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, aktivisti Zirkon Disha u shpreh se gjatë protestës, situata arriti deri në përdorimin e forcës, gazit lotsjellës dhe përplasjeve fizike nga ana e Policisë.
Sipas Dishës, forcat e sigurisë kanë filluar të shtyjnë protestuesit për të hapur rrugën që deputetët të dilnin nga parlamenti. Janë formuar tre kordone policore, përfshirë policinë e rendit, forcat "Shqiponja" dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Por ajo që është më skandaloze theksoi aktivisti, ishte fakti se gjatë këtyre zhvillimeve u përfshinë edhe gardistët e figurave shtetërore, si në rastin e ish Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Krimi i djeshëm ishte që i fishkëllyen Ulsi Manjës. Pastaj ishte përplasja e Gentit me bodigardët, që prapë ngel etnik, nuk e di se si është përplasur sepse nuk ka një gjë krejt të qartë. Është arrestuar përpara se të fillonte protesta. Bodigardët kanë ushtruar dhunë. Deklarata e Gentit ishte e qartë nga komisariati se edhe emrat e personave të cilët i ka nga garda, i ka personale.Kjo është e vetmja gjë që duhet ta analizojmë më pas, apo të themi apo se çfarë janë ata persona të cilët shoqërojnë Ulsi Manjën në kafe apo në cepat e tjerë. Kush i paguan, si paguhen e instrumentet e tjerë. Por që të përdorësh këto bandat me nip që i kemi në koncept pra, të përdorësh shoqëri sigurimi... shteti të përdorë shoqëri sigurimi të këtyre rojeve private për të siguruar figura shtetërore, a deputetë, është totalisht e papranueshme, është e rrezikshme, sepse ashtu i takon çdokujt nga deputetët të marrë nga 5 bodigardë edhe të dali si bandit në rrugë. Është absurde, po jetojmë në një absurditet.
Më pas protesta ishte krejt e qetë. Qytetarët ishin të e deklaruar edhe agjenda e protestës, pra do sulmoheshin me vezë deputetët dhe makinat e deputetëve. Me vezë dhe miell. Çdo deputet që dilte, pavarësisht qëndrimeve që kanë, ka edhe deputetë të cilët kanë mbajtur... por ata që hyjnë në parlament. Dhe ishte një lëvizje e dytë para protestës së parë, që ndodhi e njëjta gjë. Ishte normale, qytetarët ishin aty përpara parlamentit. Ishin të qetë, nuk përplaseshin me policinë, gjuanin me vezë vetëm makinat e deputetëve. Kanë ndodhur incidente që mund të jenë goditur policë, pa dashje për arsye të pozicionit, vendosjes e të tjerë. Që janë goditur me vezë, por jo për t'u lënduar, absolutisht. Jo për t'u lënduar dhe as për t'i diskriminuar, acaruar. Mund të kenë ndodhur incidente të tilla për shkak të largësisë, mënyrës se si gjuanin e të tjerë, nuk jemi stërvitur për atë punë. Por këto janë të mirëkuptuara edhe nga policët të cilët kanë qenë aty.
Dhuna ishte pas një thirrje politike që ishte bërë. Unë jam i bindur që dhuna nisi kur makinat e deputetëve duhej të dilnin nga parlamenti dhe ata duhej të dilnin krenarë nga parlamenti. Dhe ata ndërtuan një kordon të policëve, u vendosën tre kordone. Ishte kordoni i policëve të rendit, ishte kordoni i policëve të shqiponjave dhe ishte kordoni i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, që ishte e panevojshme, nuk kishin pse ishin aty. Ne ishim përpara parlamentit, unë e kam filmuar të gjithë procesin. Dhe në atë moment vendosëm një distancim nga policia dhe ju thamë "ju qëndroni andej, ne do qëndrojmë këtej. Deputetët, kushdo që të dali... o të dali nga ato zgëqet që janë."
Ose nëse do dalin këtej, do përballen me vezët dhe me miell. Pas kësaj, ata filluan t'i shtynin protestuesit, filluan të zgjeronin kordonin. Filluan të hidhnin gaz lotsjellës, nga ato spray-t, por që nuk shfaqeshin, po ndihej era e gazit në fakt. Dhe më pas, kur erdhi urdhri final, ato filluan të gjuanin protestuesit, t'i ngrinin pasi ishin ulur, nuk kishte ndonjë përballje. Të ulur ishin të gjithë. Ne nuk po tentonim as të hynim në parlament, as të kishim një konflikt me policinë. Në rastin që u shtymë, ne u ulëm përpara parlamentit dhe po rrinim të ulur. Ata filluan t'i ngrinin njerëzit, pasi ishte e vetmja mënyrë që ata të na zhvendosnin.