Protestuesit para Komisariatit nr. 3, bllokojnë rrugën 'Mine Peza': Lironi çunat, arrestoni Ramën...
Protestuesit kanë mbërritur para ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku po mbahen disa prej qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme para Parlamentit.
Me brohorima dhe thirrje të vazhdueshme, protestuesit kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa dëgjohen të thërrasin: "Lironi çunat!", "Arrestoni Ramën!", teksa janë ulur në rrugën përballë komisariatit si shenjë qëndrueshmërie se pa largimin e Ramës dhe pa lirimin e të arrestuarve ata nuk do të tërhiqen.
Gjatë protestës para komisariatit, turma ka drejtuar edhe thirrje kundër deputetëve të PS-së, duke brohoritur "Ulsi Manja, fuck you!", "Taulant Balla, fuck you!", si edhe "Policia e krimit!".
Protestuesit kanë bllokuar plotësisht qarkullimin në rrugën "Mine Peza" dhe shprehen të vendosur të qëndrojnë para Komisariatit nr. 3 deri në lirimin e qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së mëngjesit para Parlamentit. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa në zonë janë dislokuar forca të shumta policie.