VIDEO/ Spanja marshon drejt kualifikimit, Pedro Porro dyfishon avantazhin ndaj Austrisë
Spanja është shumë pranë sigurimit të një bilete për në fazën e 1/8-ve të Kampionatit Botëror, teksa kryeson 2-0 ndaj Austrisë në minutën e 71-të të sfidës së vlefshme për 1/16-at.
Pas golit të Mikel Oyarzabal në minutën e 36-të, "La Roja" gjeti edhe rrugën e dytë të rrjetës në pjesën e dytë.
Në minutën e 66-të, Alex Baena dhuroi një asist perfekt për Pedro Porron, i cili me një goditje me kokë në portën e boshatisur nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat.
Spanja ka qenë skuadra dominuese gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke krijuar vazhdimisht raste të rrezikshme.
Lamine Yamal ka qenë ndër më aktivët në repartin ofensiv, ndërsa Dani Olmo, Rodri dhe Oyarzabal kanë mbajtur nën presion mbrojtjen austriake.
Austria provoi të reagojë me hyrjen në fushë të Marko Arnautovic dhe Sasa Kalajdzic, por rastet e krijuara nuk mjaftuan për të vënë seriozisht në vështirësi mbrojtjen spanjolle.
Rasti më i mirë i tyre erdhi me një goditje me kokë të Kalajdzic, e cila përfundoi ngjitur me traversën.
Me avantazhin prej dy golash dhe kontrollin e plotë të lojës, Spanja është me një këmbë në fazën tjetër të Botërorit. Austria do të duhet të realizojë një përmbysje të vështirë në minutat e mbetura për të shmangur eliminimin.
GOLAT
https://streamin.link/v/7515a5af
https://streamin.link/v/840a929b