Zvicra nderon Granit Xhakën, i bën dhuratë para ndeshjes ndaj Algjerisë

Zvicra do përballet me Algjerinë, në kuadër të Botërorit. Në prag të këtij takimi, Federata e Futbollit të Zvicrës ka nderuar Granit Xhakën.

Xhaka ka bërë 150 paraqitje me fanellën “Helvetike” dhe si rrjedhojë, u shpërblye nga pjesëtarët e federatës dhe trajneri Murat Yakin.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka bërë paraqitje të mira në këtë kampionat botëror, teksa ka shënuar gol edhe ndaj Bosnjës.