VIDEO/ Mamaja e protestuesit të ndaluar: Kriminelet janë jashtë, djali im brenda
Shumë qytetarë po mbahen në ambientet e paraburgimit në polici, pasi janë ndaluar dhunshëm sot nga uniformat blu, në protestën tek parlamentit.
Një nga të ndaluarit është edhe i riu Arbër Lleshi, i cili po mbahet në ambianetet e komisariatit numër 3.
Nëna e Arbër Lleshit ka shkuar dhe ka kërkuar lirimin e djalit të saj, duke deklaruar se, kriminelët që policia duhet të ndalojë janë jashtë, ndërsa në qeli janë të rinj të pafajshëm.
‘Çfarë kanë bë? Kriminelët janë përjashta. Të paktën ne jemi këtu për ti mbrojtur. Këta na vrasin! I marrin pronën! E vjedhin, e vrasin, e presin!
Polici e poshtër! Bëheni mburojë e krimit!’, dëgjohet duke thënë nëna e të riut të ndaluar.