Dhuna e narkopolicisë po bën xhiron e botës, Rama paralajmëron protestuesit: Do ketë akoma...

Dhuna barbare e narkopolicisë ndaj protestuesve paqësorë sot po bën xhiron e medieve më të mëdha ndërkombëtare.

Pothuajse shumica e medieve të njohura në Evropë po raportojnë për dhunën e ushtruar sot përpara parlamentit.

Por ndërkohë Edi Rama, pasi deklaroi në median gjermane se nuk do të japë dorëheqjen, bëri një postim online duke paralajmëruar protestuesit.

Ai paralajmëron shtim të dhunës duke thënë se vetëm më pas do të vijë reflektimi.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!

Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit,” shkruan Rama.

Kujtojmë se sot me qindra media të huaja raportojnë se protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.