VIDEO/ Goxhaj: Policia dhunoi protestuesit, Endri Fuga donte sekuestrimin e celularëve
Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e Komisariatit Nr. 3, ku u shoqërua nga policia gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. Goxhaj u shpreh se, shoqërimi i tij është shoqëruar me tension dhe veprime të paligjshme nga ana e forcave të rendit, ndërsa ka ngritur akuza edhe për mënyrën e trajtimit të protestuesve dhe përdorimin e forcës.
Sipas tij, gjatë protestës është dhunuar edhe një prej pjesëmarrësve, Elvis Bici, kampion i arteve marciale.
Ai u shpreh se, gjatë shoqërimit i është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për sekuestrimin e telefonit celular, duke e konsideruar këtë një shkelje të ligjit për avokatët dhe privatësinë e klientëve.
Goxhaj ka deklaruar se sipas tij, urdhri për sekuestrimin e celularëve është dhënë nga Endri Fuga.
‘Çështja bëhet se mund ta mbajnë këta. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, djalë i mirë, që s'kishte bërë absolutisht asgjë se unë fola me të. Ndërkohë djali që i kishin çarë qepallën, quhet Elvis Bici, kampion evropian i arteve marciale.
Ju shmang dy herë me kokë shkopit të policisë që donin t'i gjuanin në kokë. Dhe e morën policët dhe e akuzuan për kundërshtim. Ai tha s'kisha dashur me i kundërshtu, i kisha palosur të katërt në tokë tha. Dhe i trajtova me shumë respekt.
Ndërkohë pata një incident tjetër, asgjë, asgjë. Pata një incident me një oficer të policisë që ishte veshur me bluzë të bardhë. Në momentin që po shkoja të dorëzoja celularin sipas ligjit, se unë jam avokat dhe ligji për avokatët përcakton që në drejtorinë e policisë, në stacionet e policisë e kudo tjetër kur dorëzohet celulari dorëzohet me proces-verbal, dhe në momentin që unë po shkoja ta dorëzoja me proces-verbal, vjen ky pleh dhe ma merr nga xhepi, më qejf tha si a i duhet.
I thashë lëre celularin se dorëzohet me proces-verbal. Ky erdhi dhe bëri disa skena të shëmtuara vazhdimisht, po unë s'do i ndahem. Nuk do i ndahem për ta bërë shembull këtë maskara, këtë maskara që nuk njeh ligjin e avokatisë. Ndërkohë situata e dytë ishte më e jashtëzakonshme se e para. Endri Fuga kishte dhënë urdhër sot, të më sekuestronin të dy celularët.
Dhe ishte në kundërshtim me ligjin, sepse ligji ka dy nene që përcaktojnë që në qoftë se do t'i marrin një avokati celularin apo celularët, e ka të përcaktuar që duhet të bëhet me vendim gjykate sepse unë këtu kam sekretet e klientit, që është privatësia.
Dhe po ashtu, unë ende ekzistoj në procedurat gjyqësore si kryetar, pavarësisht se jam ish-kryetari i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë. Dhe është bërë nami, është bërë një sherr i madh midis komisariatit dhe besoj Endri Fugës, që pastaj ka ndërhyrë prokurori, sepse ai donte me çdo kusht të dy celularët. Dhe i them Endri Fugës, ja ku janë të dy. S'do t'i marrësh dot kurrë, as fjalëkalimet që janë brenda dhe as rrjetet sociale.
Ne do jemi më shumë, dhe unë sot dua t'ju jap një mesazh që është më i rëndësishmi nga të gjithë: Sot fillon dita kur çdo surrat deputeti, kur të shihet në rrugë, do marrë kastravecat, karrotat, vezët, presht, çfarë të vijë.
Çdo deputet! Çdo deputet duhet të ketë frikë të dali në rrugë vetëm. Deputetët vëlla! Deputetët! Të gjithë pra! Dhe po ju them pse. Sot ishte dita që duhet të kishim deputetë të opozitës aty, kordon para policisë.
Nuk ishin aty kordon para policisë. Ishin gratë dhe vajzat trime të Shqipërisë! Dhe ne kemi shumë nevojë për këto gra dhe vajza trime, sepse këto kanë qenë pengesa më e madhe e gjithë dhunës policore, që unë e kam filmuar dhe e kemi të regjistruar, se si para se të fillonte përplasja, kishin sjellë policë me pistoletat e gazit.
Që do të thotë po i bënin gati para se të fillonte. Pra ata kishin plan me prodhu sot dhunën. Të gjitha i kemi me prova filmike. Dhe unë ja ku i kam celularët dhe i them Endri Fugës: Fuck you! Faleminderit!’, tha Altin Goxhaj gjatë prononcimet për gazetarët.