FOTO/ Spanja kërkon ndaj Austrisë konfirmimin si pretendente, publikohen formacionet zyrtare

Spanja nis fazën me eliminim direkt, përballë një Austrie të organizuar nga trajneri Ralf Rangnick

Spanja zbret sot në fushë me synimin për të konfirmuar statusin si një nga favoritët kryesorë për trofeun, teksa përballet me Austrinë në një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe taktike.

Ekipi i Luis de la Fuente, kampion në fuqi i Europës, hyn në këtë duel pas një faze të suksesshme dhe me pritshmëri të larta, por përballë ka një kundërshtar që ka fituar respekt në futbollin evropian nën drejtimin e Ralf Rangnick.

Austria ka treguar rritje të ndjeshme në vitet e fundit, duke u kthyer në një skuadër kompakte, agresive dhe shumë e organizuar taktikisht, çka e bën përballjen të hapur për çdo rezultat.

Takimi nis në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.