Makina merr flakë në mes të rrugës, shërbimi zjarrfikës ndërhyn në kohë
Një mjet është përfshirë nga flakët ditën këtë të enjte në lagjen nr.4, në Korçë. Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një defekt i mundshëm në mjet, teksa pritet ekspertimi auto-teknik.