Audio-dëshmia e protestuesit të ndaluar: Më rrahën në makinë të policisë, jam te komisariati...

Një tjetër video-dëshmi, vërteton edhe njëherë dhunën disproporcionle të ushtruar nga policia e Edi Ramës ndaj protestuesve.

Ngjarje është denoncuar së fundmi nga ambientet e komisariatit numër tre në kryeqytet. Sipas një mesazhi të dërguar nga një i ndaluar, policia ka ushtruar dhunë barbare ndaj qytetarëve të shoqëruar pas protestave pranë parlamentit.

Denoncuesi, i cili ka arritur të komunikojë me vështirësi për shkak të pamundësisë për të përdorur telefonin lirisht, ka deklaruar se është rrahur pa mëshirë brenda automjetit të policisë.

Sipas dëshmisë, së bashku me të janë shoqëruar nga zona e parlamentit edhe shumë persona të tjerë, të cilët mendohet se po ashtu kanë rënë pre e dhunës policore. Në denoncim theksohet një detaj edhe më i rëndë: një tjetër qytetar i ndaluar është dhunuar brutalisht brenda makinës së policisë, duke u gjendur në një situatë aq të rënduar terrori vetëm sepse ka refuzuar edhe të tregojë identitetin e tij.

Dëshmi tjetër kjo e cila tregon mbi trajtimin çnjerëzor të të ndaluarve dhe dhunën brutale të policisë së Edi Ramës.

'Jam te komisariati numër tre. Me zor gjeta këtë moment nga pamundësia për të raportuar me telefon. Më kanë rrahur në makinë të policisë, më kanë marrë te parlamenti mua dhe shumë të tjerë. Kanë rrahur një person që nuk pranon ta tregojë emrin brenda në makinë të policisë. Ju lutem raportojeni.'- shprehet protestuesi.