SYRI TV/ Rama pranon se ka urdhëruar dhunën ndaj protestuesve: Monopolin e forcës e ka shteti
Kryeministri Edi Rama pranoi se është ai urdhërues i dhunës policiore ndaj protestuesve, para parlamenti. Rama sulmoi protestuesit, me fyerje dhe ofendime, ndërsa i kërcënoi sërish me dhunë, duke thënë se monopolin e forcës e ka shteti.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se është ai urdhëruesi i dhunës policore para kuvendit, ndaj protestueve. Në një aktivitet të regjistruar me pensionistët Rama ka sulmuar qytetarët që protestojnë duke i ofenduar dhe duke i akuzuar se kanë penguar hyrjen e deputetëve në kuvend.
Kryeministri ka kërcenuar sërish qytetarët me dhunë barabare, si ajo që ndodhi para parlamneti ku forcat e policisë terhoqën zvarrë protestuesit, duke deklaruar se shteti ka monopolin e forcës.
Ndërsa prej më shumë se nje muaji qytetarët protesojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij, Rama sulmoi qytetaret duke i cilësuar si fashistë e naziste ndërsa foli edhe për protestues të paguar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Kryeministri arriti deri në absurditet duke justifikuar para pensionstëve, te cilët jetojnë në kufirin e varfërise, ndërtimin e resorteve luksoze.