Grushta dhe shkelma ndaj protestuesit/ Berisha: Narkopolicë dhe patronazhistë vërsulen me egërsi shtazore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me dhunën brutale të ushtruar sot nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve paqësorë që kishin dalë të shprehnin indinjatën e tyre para Parlamentit, tashmë prej 33 ditësh rresht.

Egërsi shtazore dhe krim shtetëror e ka quajtur lideri i opozitës sulmin e sotëm të policisë ndaj qytetarëve paqësore, duke postuar në rrjetet sociale një video ku dallohet një qytetar i shtrirë në tokë dhe goditet me grushte dhe shkelma nga policët.

Egërsi shtazore! Narkopolicë dhe patronazhistë vërsulen mbi protestuesin paqësor me egërsi shtazore! Krim shtetëror!’, shkruan Berisha në Facebook.