Balliu: Qytetarët u goditën barbarisht para Kuvendit, policia e Ramës është kthyer kundër popullit
I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu, ka komentuar përplasjet e ndodhura gjatë protestës qytetare para Kuvendit.
Balliu e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një akt të rëndë dhune ndaj protestuesve paqësorë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla për urdhërimin e operacionit.
Sipas tij, arrestimet, përdorimi i gazit lotsjellës dhe forca e ushtruar ndaj qytetarëve tregojnë standardin me të cilin qeveria përballet me protestat dhe kundërshtimin publik.
Intervista:
Balliu: Jo është thjesht një... është normalitet i këtij pushteti. Ne e kemi parë prej vitesh këtë lloj aktesh dhune të cilat janë kryer ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve në të gjitha protestat. Kemi parë se si shumë qytetarëve u janë thyer këmbët, sot një qytetari i thyhet hunda duke e goditur me grusht gjatë arrestimit. Domethënë, çudia për mua ishte po të mos ndodhte kjo dhunë e policisë të Edi Ramës, sepse standardi është ky, ky është standardi i tyre, ky është niveli i tyre. Një polici e cila i shërben qeverisë dhe pushtetit, për qytetarin rezervon dhunën. Dhe sot nën një urdhër direkt, dhe për këtë të jemi të qartë, nën një urdhër direkt, se nuk është ai llambadari që kanë vënë për ministër të brendshëm që jep urdhra, nën urdhrin direkt të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, qytetarët janë dhunuar në mënyrën më barbare. Për këtë të jeni të qartë. Dhe madje unë kam këtu edhe një regjistrim të një qytetari i cili ka çuar një voice në një grup ËhatsApp-i, ku tregon se ai është dhunuar gjatë shoqërimit duke u goditur brenda furgonit. Pra kjo është situata dhe realiteti. Pra në këtë aspekt këto akte janë akte kriminale të një pushteti që është gati të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet, se ndryshe shkon në burg. Duhet të kemi të qartë që Edi Rama ka lyer duart prej kohësh, 24 orë mos të jetë në pushtet ai shkon në burg. Dhe po bën çmos për shkatërrimin e protestës duke infiltruar individë dhe partiçka që i ka themeluar vetë për të izoluar protestuesit nga mbështetja e qytetarëve apo e elitave të shoqërisë apo të politikës, për ta izoluar atë me të njëjtën skemë dhe në fakt me të njëjtët aktorë që izoloi studentët. Dhe më pas ne pamë se çfarë ndodhi, ato protesta u shuan, ligji kaloi dhe protestat, studentët nuk morën kurrë atë që donin. Dhe e njëjta skemë po ndiqet aktualisht nga Edi Rama. Dhe fatkeqësisht për sa kohë ato individë të infiltruar të pushtetit qëndrojnë aty, kjo protestë është në rrezik.
Kariqi: Ju përmendët se është diçka e urdhëruar nga zoti Rama dhe Taulant Balla. Në fakt Balla i quajti mbeturina protestuesit zoti Balliu, por më bëri përshtypje dhe një takim i kryeministrit Rama me pensionistët ku deklaroi se monopolin e forcës e kam unë. Ju jeni sharlatanë dhe dështakë, iu drejtua protestuesve. Kur thotë monopolin e forcës pra, dajakun e kam unë thotë kryeministri? Nuk e kanë qytetarët, pak a shumë?
Balliu: Domethënë në një analizë të fjalimit të Ramës, ai këtu ka qenë i sinqertë. Sepse dhuna e ka shoqëruar Edi Ramën gjithë jetën e tij. Ai është një njeri me probleme të theksuara në lidhje me dhunën qoftë në jetën personale dhe qoftë në atë politike. Ne nuk mundet të harrojmë që prejardhja e tij vjen nga një parti politike dhe nga një familje politike e cila është përgjegjëse edhe për vrasje të poetëve shqiptarë dhe njëkohësisht të shoqërisë shqiptare. Gjithashtu, për mos u futur në çështje personale të tij, por ne i dimë fare mirë dhe historitë e vjetra të Edi Ramës. Pra dhuna është ajo që e përfaqëson dhe ai është njeri i dhunës, është parti e dhunës. Kjo është një parti që ka bërë atentat brenda parlamentit ndaj deputetëve të opozitës. Por mendoj që ne duhet të fokusohemi tek pjesa e protestës, se si kjo protestë ka vijuar, cilat janë kërcënimet e kësaj proteste dhe çfarë ka arritur kjo protestë deri sot. Dhe është mendimi im që protesta, për hir të së vërtetës e ka fituar betejën, sepse ka arritur të demaskojë propagandën e Edi Ramës. Dhe ata të cilët e kanë bërë këtë nuk mundet të dështojnë si shoqëri në qoftë se nuk bëjmë mjaftueshëm për këtë protestë, por në vetvete protesta dhe iniciatorët e kanë kryer detyrën e tyre me shumë dinjitet. Kurse tani, lëvrimet e pushtetit për infiltrimin e mekanizmave të pushtetit, qoftë këto të institucioneve që drejton apo qoftë të partiçkave që ka krijuar, janë akte të cilat e dëmtojnë rëndë edhe besueshmërinë por që dëmtojnë rëndë edhe vetë aksionin e protestës.
Kariqi: Opozita vendosi ta bojkotojë seancën e sotme. Cila ishte arsyeja? Nuk gjetët mbështetjen e kërkesave tashmë të disahershme që lidhen edhe me ato që kërkojnë opozita? Pra forca e kartonit nuk i lejoi që në rend të ditës të futeshin kërkesat e opozitës, çfarë ndodhi sot aty?
Balliu: Pa diskutim që ishte një arsye themelore. Në qoftë se nuk trajtohen kërkesat e qytetarëve, qytetarët kanë dalë në rrugë, parlamenti duhet të sjellë interesat e qytetarëve aty dhe këto nuk i trajtojnë, atëherë çfarë kuptimi ka të qëndrojmë dhe të bëjmë parlament për çështje që ka interes Edi Rama. Nëse jemi aty për interesat dhe ligjet e Edi Ramës dhe oligarkëve të Edi Ramës, ne jemi aty për interesat e qytetarëve. Qytetarët kanë sjellë këto pesë kërkesa, biles na kanë bërë gjysmën e punës, që i kanë bërë kërkesat gati. Është e varur nga ne a do t'i mbështesim apo jo. Këta nuk duan t'i fusin në rend dite fare. Pra këta nuk i kanë qytetarët në radar, nuk i kanë në rend dite qytetarët absolutisht dhe kjo nuk mund të vazhdojë në këtë formë. Dhe prandaj ne nuk mund të shkonim. Dhe më pas, si mund të rrinim ne në parlament ndërkohë që qytetarët dhunoheshin jashtë? Ne duhet të shkonim tek komisariati...