Ofendimi i protestuesve nga Balla/ Bushkolaj: Zyrtarët e PS me dosje në SPAK, problemi i vetëm, Edi Rama
Redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj ka komentuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve këtë të enjte nga ana e Policisë.
I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv nën moderimin e Arnold Kariqit, Bushkolaj tha se vala e protestave që po zgjat prej javësh, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët, nuk konsiderohet thjesht një lëvizje politike, por një reagim i ashpër i familjeve kundër një krize të thellë ekonomike dhe një qeverisjeje arrogante.
Sipas gazetarit, kjo arrogancë nuk buron nga fuqia e mandateve, por nga pandëshkueshmëria para ligjit.
Bushkolaj komentoi edhe deklaratën e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taualant Balla, që i quajti shqiptarët, mbeturina.
Gazetari theksoi se zyrtarët e PS, janë individë pa identitet që thjesht imitojnë kryeministrin, ndërsa shtoi se retorika më agresive ndaj qytetarëve vjen pikërisht nga figura politike, emrat e të cilëve kanë dalë në përgjime dhe dosje të hapura të drejtësisë.
Në thelb, e gjithë kjo strukturë e ndërtuar lidhet me një burim të vetëm dhe problemi i vërtetë mban vetëm një emër në krye të qeverisë.
Një denoncim i fortë ka dalë në dritë së fundmi lidhur me hipokrizinë e thellë të strukturave policore dhe lidhjet e dyshuara të qeverisë me kartelet ndërkombëtare të drogës. Të dhënat e bëra publike tregojnë se policia e shtetit po përdoret shpesh si një mekanizëm për të mbrojtur pronat e dyshimta, resorte apo kulla, ndërkohë që efektivët e thjeshtë përballen me kushte të vështira, braktisen nga zyrtarët e lartë dhe vriten në krye të detyrës. Sipas një investigimi të fundit të quajtur "Plugu", janë ngritur akuza të rënda se kryeministri ka vepruar si një "noter" për kartelet e drogës, duke iu hapur rrugën pastrimit të parave përmes projekteve të mëdha publike dhe tenderave. Resortet luksoze që po ndërtohen në bregdetin shqiptar dyshohet se menaxhohen nga kartele famëkeqe si Sinaloa, si dhe nga grupe kolumbiane e ekuadoriane.
Këto investime masive nuk kanë asnjë lidhje me ekonominë reale të zonave, duke shkatërruar sektorë jetikë si bujqësia dhe blegtoria, dhe duke i kthyer këto zona në të ashtuquajtura "narko-resorte". Në të njëjtën kohë, ngrihen pikëpyetje të mëdha mbi punën e Prokurorisë së Posaçme lidhur me skandalin e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Apelohet që institucionet e drejtësisë të kryqëzojnë të dhënat nga dosja e McGonigal, i cili synonte të përfitonte nga pastrimi i parave në Tiranë, me dosje të tjera të nxehta si ajo e "Arubës" dhe me tenderat publikë të fituar nga grupe kriminale. Ndërkohë,
Ne jemi mësuar me këto pamje për hir të së vërtetës prej vitesh edhe nuk na bën më përshtypje, ne të gjithë e dimë se si është manuali. Po unë në fakt sot do të doja të ndalesha pak tek hipokrizia e atyre që udhëheqin policinë e shtetit. Mos harrojmë që para rreth 1 muaji u vra një efektiv policie në një operacion në fshatrat e Shkodrës dhe mbeti i plagosur një kolegu i tij. Asnjë nga këta zyrtarët, as Balla, as këto deputetët që kërcejnë shqiptarët se do t'i mbysin, nuk shkuan atje në homazhe, shkoi vetëm presidenti i Begaj.
Dhe nëse kujtohet një deklaratë e stërgjatë e policisë e drejtorit të atëhershëm që tha krimi po na tërheq zvarrë dhe po na vret. E vërteta është që vitet e fundit policia e shtetit është nxjerrë nga struktura shtetërore, në kuptimin që ne kemi pasur policë të vrarë dhe policë të inkriminuar. Kemi pasur policë shefat e të cilëve dilnin pronarë edhe të parcelave të kanabisit. Kemi parë policë që të dalin në të gjitha dosjet e Sky ECC se po flasim për policinë. Dhe këta policë të thjeshtë me pagë qesharake dhe me pagën më të ulët në Evropë në raport me strukturat ligjzbatuese në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, për fat të keq po tërheqin zvarrë qytetarët. Pse ndodh kjo?
Mbrëmë televizioni publikoi një investigim të radhës për "Plugun". Thelbi i investigimit ishte që kryeministri i vendit ka operuar si noter i karteleve të drogës. Pra që ato të pastrojnë paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit me projekte, qofshin këto projekte publike ku grupet e organizuara kriminale kanë përfituar tendera, apo dhe investime në ato që quhen resorte. Por e vërteta është që janë narko-resorte, pasi nëse ne shohim pamjet e tyre, na kujtojnë pamjet e atyre resorteve të karteleve të drogës në vendet e Amerikës Latine, që menaxhohen kryesisht nga Sinaloa apo nga grupet kolumbiane apo ekuadoriane dhe që nuk kanë asnjë lidhje me ekonominë e zonës, me ekonominë e krahinave shqiptare në ato zona bregdetare të cilat po zbrazen.
Nuk kanë asnjë lidhje as me sektorin e bujqësisë, nuk kanë asnjë lidhje me blegtorinë, që janë sektorë në zgrip. Ne jemi në këto kushte, kur këto qytetarë kanë dalë tashmë në ditën e 33 për shkak të kësaj gjendje të mjeruar ekonomike në mijëra familje shqiptare. Janë aty kundër kësaj qeverie, janë aty kundër kësaj sjellje arrogante. Dhe duhet ta themi hapur që kjo sjellje arrogante e kësaj qeverie nuk i vjen nga 83 mandate, po i vjen nga mbrojtja dhe nga imuniteti që kanë nga drejtësia e re.
Të kujtohet çështja me McGonigal? Kanë qenë disa episode. McGonigal i dërgonte një foto një mikut të tij dhe i thoshte që me drejtësinë e re do na hapen shumë mundësi në Shqipëri, emërimi i gjyqtarëve, vendimet e të gjitha që lidhen zinxhir. Pastaj është ish-e dashura e McGonigal, e cila na la të kuptojmë që ai e ka lexuar librin "Albanian Fails", se tha është i interesuar për të përfituar nga pastrimi i parave të drogës që do ndodhë në Tiranë. Tani për këto prokurorët e SPAK-ut ne duhet t'i shtrojmë një pyetje: Ore, ky McGonigal e ka lexuar këtë librin "Albanian Fails"? Këtë libër e keni kryqëzuar me dosjen e Arubës? E keni kryqëzuar me dosjet e tjera të grupeve kriminale në vend, të cilat kanë përfituar tendera publikë, që kanë ndërtuar kulla në Tiranë dhe resorte në bregdet?
Mbi të gjitha, kush është arkitekti i gjithë kësaj që po ndodh? Arkitekti është kryeministri i vendit. Tani, nuk është çudi që Rama ka aksesin për të kapur një protestë, po një gjë është e sigurt: ata 100 mijë apo 200 mijë njerëz që kanë dalë në rrugë përgjatë 33 ditëve, janë njerëz që duhen dëgjuar. Kjo është një protestë ku protagonistë janë qytetarët e thjeshtë. Ne kemi qenë aty, kemi marshuar me ato protestues dhe si qytetarë dhe si reporterë.
Kjo nuk është arrogancë tani. Mjafton të shohësh njerëz që imitojnë eprorin e tyre në gjestikulacion, imitojnë eprorin e tyre në veshje. Këta nuk janë njerëz, janë njerëz pa identitet. Ditën që ikën Edi Rama do bjerë, këta do ikin nga Shqipëria. E ke parë kush është pjesa më agresive në qeveri karshi protestës? Janë pikërisht ata që kanë dosjet e hapura në SPAK. Tani ne emrin e Taulant Ballës e kemi lexuar në dosjet e SPAK-ut, e kemi lexuar dhe në dosjet e Gjykatës së Elbasanit ku dilte emri i tij dhe ishte vendosur në përgjim. Pra nuk është këtu problemi për Taulant Ballën. Këtu ka një problem, problemi ka emër dhe quhet Edi Rama. Të gjithë të tjerët këta janë të zëvendësueshëm.