Tërmet 5.2 ballë pranë Karpathos, Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot, pak pas orës 14:00 sipas orës lokale, zonën pranë ishullit të Karpathos në Greqi.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra e tërmetit u lokalizua katër kilometra në veriperëndim të ishullit të Karpathos.

Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.