Dhuna barbare e policisë ndaj protestueve/ Shoqërohet avokati Altin Goxhaj dhe disa qytetarë
Tensionet para Kuvendit kulmuan pasi forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës, spraj me piper, autobotë me ujë dhe shkopinj gome ndaj protestuesve.
Në një raportim live të gazetari të SYRI-t, Fatjon Gjinaj, ai thekson se pas ndërhyrjes së dhunshme dhe nisjes së shoqërimeve, disa qytetarë shfrynë revoltën e tyre duke thyer xhamat e një automjeti policor në rrugën ‘Xhorxh Bush’.
Mes të shoqëruarve u identifikua edhe avokati Altin Goxhaj, i cili u pa me pranga në duar teksa shoqërohej nga dhjetëra efektivë drejt automjetit të policisë.
Sipas dëshmive nga terreni, dëmtimi i makinës së policisë ndodhi pasi kishte nisur represioni ndaj protestuesve dhe arrestimet e para.
Gjinaj: Çka e rëndoi situatën dhe disa prej protestuesve e shfryen revoltën e tyre duke thyer xhamat e një automjeti të policisë që ndodhej i parkuar në rrugën Xhorxh Bush. Por specifikoj si dëshmitar okular dhe reporter nga terreni që dëmtimi i automjetit policor erdhi pas veprimeve të dhunshme të punonjësve të Policisë së Shtetit. Pra ishte si një kundërpërgjigje asaj dhune shtazarake, atij gazi, atij piperi, atij uji dhe atyre shkopave të gomave, ku edhe qytetarët gjetën një makinë policie për për për të shfryrë... Patjetër, patjetër, ishte një kundërpërgjigje e qytetarëve. Pak minuta më parë Syri Televizion transmetoi dhe përcolli edhe pamjet e shoqërimeve që kishin nisur përpara se të dëmtohej automjeti policor. Mes tyre, duke qenë se është personazh publik, identifikuam Altin Goxhajn, që futet në perimetrin e brendshëm të oborrit të parlamentit me pranga në duar, me dhjetëra policë që e shoqëronin, e shtynin apo tërhiqnin për ta futur në automjetin e policisë. Pra, dëmtimi i automjetit të policisë ka ndodhur pas nisjes së arrestimeve dhe pas reprezaljes policore me gaz lotsjellës dhe me autobotin e ujit që nuk kurseu t'ia hidhte në drejtim të protestuesve në rrugën Xhorxh Bush. Ndërkohë që përdorej në afërsi edhe spraj me piper që është mjaft i dëmshëm. Ne i kemi vuajtur, nëse mund të themi, vetë pasojat e këtyre veprimeve policore. Kemi qenë edhe ne reporterët, operatorët apo stafi teknik i televizioneve që jemi, dhe kemi qenë, jemi ndodhur përpara këtyre veprimeve që ndonëse jemi lehtësisht...