Skandal/ Protestuesit ulen para Parlamentit, narkopolicia i shpërndan me dhunë

Narkopolicia e Edi Ramës nuk ka ndërmend të ndalë dhunën ndaj protestuesve, edhe ndaj atyre që janë ulur në mënyrë paqësore para godinës së Parlamentit për të bllokuar simbolikisht qarkullimin.

Në përgjigje, forcat e rendit kanë ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, duke përdorur forcë dhe mjete shtrënguese ndaj turmës.

Nga pamjet e transmetuara nga terreni, ndërhyrja ka shkaktuar tension dhe përplasje brutale me protestuesit.