Atentati ndaj Brian Syzos, gjykata e Korçës lë në burg autorin dhe një nga bashkëpunëtorët

Gjykata e Korçës k caktuar masën arrest me burg për Nikolla Agollin dhe bashkëpunëtorin e tij .

Ata akuzohen si autorë kryesore ndaj atentatit në Pogradec, të ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i plagosur Brian Syzo.

Ngjarja ndodhi teksa 35-vjeçari Syzo ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3 të Pogradecit, ku u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur në këmbë.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre automjete dhe gjashtë telefona celularë, të cilët do t’i shërbejnë hetimit.

 I plagosuri vijon të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.