VIDEO/ Narkopolicia dhunon brutalisht protestuesit, godet dhe gazetarin e SYRI-t

‘Narkopolicia’ e Edi Ramës ka ndërhyrë me forcë brutale ndaj protestuesve para Kuvendit, duke përshkallëzuar tensionet në zonë.

Nga pamjet e transmetura nga vendngjarja, efektivët kanë goditur dhe shpërndarë me dhunë qytetarët që po protestonin, duke i shtrirë përtokë në formë shtazarake dhe duke i vendosur këmbët në kokë për t'i arrestuar.

Gjatë incidentit është goditur gazetar i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, duke rritur më tej akuzat për përdorim të tepruar të forcës.