VIDEO/ Policia i hap rrugën deputetëve të PS, dalin nga parlamenti duke u hedhur ujë dhe gaz lotësjellës qytetarëve
Policia ka ndërhyrë me masa joproporcionale për të hapur rrugën e daljes së deputetëve nga Kuvendi, duke përshkallëzuar ndjeshëm situatën para institucionit.
Sipas raportimeve nga terreni, është përdorur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, veprime që kanë rritur tensionin dhe përplasjen në zonë.
Gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa qytetarë, ndërsa përdorimi i forcës është cilësuar nga protestuesit si i tepruar dhe përshkallëzues i mëtejshëm i situatës.