Protestuesit ‘rrethojnë’ Kuvendin, ministri i Ramës kapet ‘mat’ duke dalë nga dera e fshehtë
Teksa protestuesit kanë ‘rrethuar’ Kuvendit, duke bllokuar largimin e deputetëve të PS dhe ministrave socialistë, disa prej tyre kanë gjetur rrugë të fshehta, në tentativë për t’i shpëtuar zemëratës së protestuesve.
Një prej tyre ka qenë edhe ministri i Ramës, Blendi Gonxhja, i cili është larguar në këmbë fshehurazi i shoqëruar dhe nga gardistët, përmes kalimit nga Kalaja.
Ikja fshehurazi e ministrave, njëjtë si ajo e hajdutëve pas kryerjes së vjedhjes, tregon qartë panikun e mazhorancës socialiste për t’u përballur me protestuesit, të cilët prej 33 ditësh kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.