‘Deputetë të krimit’/ Qytetarët nuk largohen nga parlamenti: Policia e Ramës i sulmon barbarisht
Protestuesit të mbledhur para Kuvendit kanë vijuar thirrjet ‘Deputetë të krimit’, duke mos u tërhequr nga protesta pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të rendit.
Ata kanë akuzuar mazhorancën për lidhje me krimin dhe kapje të institucioneve.
Situata është tensionuar kur forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur forcë ndaj disa prej protestuesve.
Atmosfera mbetet e nxehtë edhe pas ndërhyrjes së policisë.