VIDEO/ Policia dhunon shtazarisht protestuesit te Parlamenti, disa prej tyre përfundojnë në ambulance

Tensione të forta u shënuan sot para Kuvendit gjatë ditës së 33-të të protestës qytetare, pasi protestues hodhën vezë dhe miell në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste.

Gjatë ndërhyrjes së policisë pati përplasje fizike, ndërsa disa protestues mbetën të lënduar si pasojë e dhunës shtazore dhe u transportuan me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, policia shoqëroi disa persona pas incidenteve të regjistruara pranë Parlamentit.