71-vjeçari shqiptar e preku te të pasmet teksa fotografonte perëndimin e diellit, e reja e hedh ne gjyq

Një 71-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjyq, teka ngacmoi seksualisht një të re në Itali në zonën e Fanos.

33-vjeçarja po fotografonte perëndimin e diellit në zonat e gjelbra përreth aeroportit, kur i moshuari shqiptar i është afruar dhe i ka prekur të pasmet.

E reja e tronditur i ka kërkuar të moshuarit të largohej, teksa kërkoi ndihmë nga kalimtarët dhe thirri partnerin e saj në telefon, sikurse edhe policinë, raportojnë mediet italiane.

71-vjeçari dyshohet se e ndoqi atë, ndërsa pranë të resë mbërriti edhe i dashuri i saj. Por 71-vjeçari më pas e shtyu të riun, duke bërë që ai të rrëzohej.

Me mbërritjen e Policisë, i moshuari shqiptar vazhdoi të këmbëngulte se nuk kishte bërë asgjë dhe se të dy po e sajonin ngjarjen.

Gjykimi do të zhvillohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa pala e dëmtuar, nëpërmjet avokates së saj, ka ngritur një padi civile duke kërkuar 15,000 euro dëmshpërblim. Seanca dëgjimore do të zhvillohet në shtator.