Shqiptarët rrethojnë parlamentin/ Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor dhunë

Situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit.

Protestuesit kanë tërhequr me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të Pedonales, nga ana e godinës së Kuvendit.

Ndërkohë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, policia ka hedhur spraj djegës ndaj tyre.

Deri tani protestuesit e shumtë kanë mundur të “rrethojnë” kuvendin dhe të bllokojnë hyrjen. Ndërkohë që përplasje dhe tensioni vijon.