'Duhet të reflektojmë’/ Spiropali mesazh Ramës nga Parlamenti: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ndërsa ka hyrë në ambientet e Kuvendit, ka dhënë një koment të shkurtër për mediat, lidhur me protestat e qytetarëve, duke i mbështetur këta të fundit.

Në fjalën e saj për mediat, Spiropali ka bërë thirrje për reflektim dhe zgjidhje të kësaj situate tensionuese, duke theksuar se duhet reflektim nga ana e mazhorancës socialiste.

“Duhet të reflektojmë të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten. Kuvendit të përdoret për të folur për njerëzit për shqetësimit për të ofruar zgjidhje dhe secila forcë politike dhe secili kah duhet të bëjë analizën e vetes”, tha ajo.