VIDEO/ Protestuesit qëllojnë me vezë dhe ujë deputetin PS, Ramion Kurti

Seanca e Kuvendit që është planifikuar këtë të enjte, ka nisur me incidente jashtë ambienteve të Parlamentit, protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe shishe uji në drejtim të deputetëve.

Deputeti i PS, Ramion Kurti nuk i ka shpëtuar mllefit të protestuesve, të cilët e kanë qëlluar me ujë dhe vezë, teksa futej në ambientet e selisë së Kuvendit.

Sakaq jashtë oborrit të Parlamentit, aty ku është vendosur edhe gardhi policor, protestuesit janë përplasur me uniformat blu në tentativë për të hequr gardhin metalik.