‘Kemi ndryshuar aleancat’/ Meçollari: Shqipëria ka krijuar një ngërç me NATO-n, samiti i vitit 2027 në rrezik

Eksperti i sigurisë dhe ushtaraku në karrierë, Artur Meçollari, deklaroi në emisionin "Kafe Shqeto" në Syri TV, me moderator Flavio Qarrin, se rreziku për anulimin e Samitit të NATO-s, i planifikuar të mbahet në Shqipëri në vitin 2027, nuk është një skenar hipotetik, por pasojë e problemeve konkrete që, sipas tij, kanë krijuar tensione mes Tiranës dhe Aleancës.

Meçollari tha se shqetësimi nuk lidhet vetëm me mosrealizimin e angazhimit për financimin 2% të mbrojtjes, por edhe me mënyrën e administrimit të kontratave strategjike, mungesën e mirëmbajtjes së sistemeve ushtarake dhe, sipas tij, ndryshimin e orientimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në dëm të aleatëve tradicionalë të Shqipërisë brenda NATO-s.

Intervista në studio:

Qarri: Ekspert i sigurisë, ushtarakun e karrierës Artur Meçollari. Dhe kjo është arsyeja pse ju ftuam, ju e keni parashikuar në këtë studio që jo vetëm po shmangeshim nga aktivitete të caktuara, por do të shkonte dhe do të bëhej gjithmonë e më keq, madje mund të anulohej i gjithë samiti i NATO-s.

Meçollari: Po e kanë parashikuar në 12 dhjetor 2025 në këtë studio.

Qarri: Nga e dinit? Edhe në...

Meçollari: Jo, unë nuk e dija.

Qarri: Ok, deduksion analitik?

Meçollari: Është analizë. Unë shikoj trendin ku po shkon mbrojtja e Shqipërisë, pra cilat janë problematikat që ka dhe shikoj që midis NATO-s dhe Shqipërisë ka problematika që nuk lidhen vetëm me buxhetin. Kjo është vetëm ajo që është e dukshmja.

Qarri: Ose ajo që thuhet për arsye politike. Pra nuk e shihni te buxheti i shtetit për mbrojtjen?

Meçollari: Jo, kjo është më e kapshmja. Është më evidentja që është e qartë. Ka elementë të tjerë të cilët nuk janë domethënë... nuk janë kaq të dukshëm, por që në fakt po t'i futesh me hollësi i zbulon, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, vetëm duhet të kesh domethënë...

Qarri: Duhet të njohësh dhe metodën e punës.

Meçollari: Duhet të njohësh metodën e punës e të tjera. Por kjo është elementi më i kapshëm dhe unë e kam thënë edhe më përpara që përveç elementëve të tjerë që ne mund t'i trajtojmë cilat janë, buxheti është problemi më i madh sepse në dy vitet e fundit qeveria shqiptare, jemi në 2026, 2024 e 2025, ka buxhetuar 2.01%, 2%, 2.02% e të tjera, por në fakt në fund të vitit buxheti real ka qenë 1.75 deri 1.83. Domethënë buxheti real i mbrojtjes. Këtu nuk po fusim që në këtë buxhet janë dhe elementë të tjerë që nuk kanë lidhje me Forcat e Armatosura, ka disa struktura administrative në Ministrinë e Mbrojtjes që nuk kanë lidhje me Forcat e Armatosura.

Qarri: Efektivisht.

Meçollari: Por gjithsesi po i llogarisim dhe ato brenda këtij buxheti. Pra kjo do të thotë që Shqipëria nuk ka plotësuar një nga objektivat më të qarta dhe më të... angazhimi i cili në fakt është i madh. Është angazhim i madh nga qeveria shqiptare dhe nuk e ka zbatuar.

Qarri: Tani që ta bëjmë pak më të qartë dhe më të thjeshtë për publikun. Samiti i NATO-s është thjesht një moment ceremonial apo tregon edhe një lloj angazhimi të vetë shtetit tonë në raport me Aleancën Euroatlantike? Pra është thjesht një formalitet apo ka...

Meçollari: Shiko, e vërteta është kjo që të jemi realistë, Samiti i NATO-s zakonisht kur flasim për samit nuk është se përcaktohet do ta bëjmë në Shqipëri. Vendet vetëofrohen, sepse në fund të fundit ka shpenzime nga vendet dhe ne jemi vetëofruar për të bërë Samitin në 2027. Pra...

Qarri: Hëngsh, e shpenzon...

Meçollari: Dhe është përcaktuar në samitin e mëparshëm, është caktuar që Turqia do të jetë në 2024 dhe Shqipëria pritet të jetë në 2027. Pra, kjo është mënyra se si është përcaktuar. Ndër një ose dy vende që mund të jenë ofruar, Shqipëria është përcaktuar. Por thelbi qëndron tani që kemi një ngërç me NATO-n. Ngërçi...

Qarri: Pra e kemi një ngërç me NATO-n?

Meçollari: E kemi një ngërç, nuk qëndron vetëm tek buxheti. Nuk qëndron vetëm tek buxheti. Qëndron dhe te elementë të tjerë.

Qarri: Të tipit?

Meçollari: Të tipit, për shembull, Shqipëria ka ndryshuar aleancat. Për shembull në fushën e mbrojtjes.

Qarri: I kemi ndryshuar? Prit se kjo është e rrezikshme tashti.

Meçollari: Është domethënë tashti i kemi ndryshuar, për shembull kompania izraelite merr 600 milionë euro kontrata, kur vendet anëtare të NATO-s të cilat ne na kanë ndihmuar në momentin më të vështirë me grante, nuk i marrin këto kontrata. Pra elementi i parë. Po pse nuk i marrin? Nuk i merr asnjë vend i NATO-s, jo më ato që na kanë ndihmuar ne në momentin më të vështirë. Kurse nga Amerika marrim 302 milionë borxh. Pra kontratat ia japim një shteti tjetër dhe pra kjo do të thotë që në dy vitet e fundit ne kemi ridimensionuar strategët, strategjinë kryesore ose aleancën kryesore që ka pasur Ministria e Mbrojtjes. Me aleatët tanë strategjikë, duhet të kuptojmë aleatët tanë strategjikë në 20 vitet e fundit apo 30 vitet e fundit në fushën e mbrojtjes, përveç të tjerëve që nuk diskutohet që janë, kanë qenë Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Italia.

Ata na kanë ndihmuar në momentet më të vështira me grante. Na kanë ndihmuar, sidomos mbas 97-ës. Tashi kur ne kemi ca lekë, ja japim një vendi tjetër. Pra kjo do të thotë ndryshim aleance. Dhe tjetra...

Qarri: Izraeli në ç'pozita është në raport me NATO-n?

Meçollari: Po nuk është anëtar i NATO-s.

Qarri: Që në radhë të parë. Që këtu njëherë mbaroi filmi.

Meçollari: E kupton? Nuk po flas për elementë të tjerë të momentit. Nuk po flas për elementë të tjerë i cili është reputacioni...

Qarri: Po e keni fjalën vetëm për kontratat që i ka dhënë Roni e Fetit apo edhe kontrata të tjera?

Meçollari: Ka dhe kontrata të tjera. Për shembull...

Qarri: Se Ronin e ka bërë aksioner me mbrojtjen tonë...

Meçollari: Për shembull një element tjetër, ka katër vjet nuk vijnë Lockheed Martin. Ne kemi dy sisteme të vëzhgimit, një detar, një ajror, që i ka bërë Lockheed Martin dhe ka katër vjet që nuk vijnë t'i mirëmbajnë. Sistemet janë... gatishmëria e tyre është shumë e ulët. Sepse nuk vjen Lockheed Martin, nuk e thërrasin që të vijë të bëjë mirëmbajtjen. Mirëmbajtja bëhet me lekë. Ia japin një kompanie, një kioske. I kanë marrë ca kioska, janë ca kioska në Shqipëri, të paautorizuara që bëjnë mirëmbajtjen e tyre. Pra, ose për anijet, kanë 10 vjet pa mirëmbajtje sepse nuk donin të merrnin kompaninë Damen Shipyard që ka prodhuar anijet, kanë 10 vjet që e gënjejnë dhe në fund lidhin kontratën me Fincantierin. Që në një kuptim kur Forca Detare ka 10 vjet që i thotë Ministrisë së Mbrojtjes duhet të lidhet kontrata me Damen Shipyard se ata janë prodhuesit.