Aksident i frikshëm në Kukës, makina 'fluturon' mbi banesë! Tre të plagosur dërgohen te Trauma

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bicaj të Kukësit, ku një automjet tip Volkswagen, me targa AA855VJ, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi një banesë, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:40. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa automjeti ka përplasur murin rrethues të shtëpisë dhe më pas ka “fluturuar” mbi çatinë e saj.

“Rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, shtetasi T. C., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur  me murin e një banese. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A., të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhet nga njoftimi i policisë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku morën ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u nisën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Burime spitalore bëjnë me dije se, fatmirësisht, të tre të plagosurit ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forcën e përplasjes, ku automjeti ka përfunduar mbi banesë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme si në mjet, ashtu edhe në pronën e familjes.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, shtetasi T. C., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur  me murin e një banese.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A., të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.