EKSKLUZIVE/ Studio ku punon Rea Xhillari projektoi vilën e Ramës në Surrel, Plug publikon projektin e 51N4E
Lista e studiove është e gjatë dhe sigurisht që do të analizohen në detaje në emisionet e tjera por sot do e mbyllim me studion e cila hap dhe librin Albanian File. Studio arkitekturore Belge 51N4E.
Kjo studio ka filluar aktivitetin e saj në shqipëri që në vitin 2004. Në 20 vite në Shqipëri kjo kompani ka patur 51 projekte nga të cilat 23 janë ende në letër.
Ndër projektet e para në listë është kulla TID, më pas fasadat si projekt i Bashkisë Tiranë, Ura e Lanës po projekt i Bashkisë Tiranë, Piaca, Sheshi Skënderbej apo Bashkia Tiranë. E kështu me rradhë disa projekte në vitin 2008.
Por mesa duket 51N4E ka harruar ose ka menduar se duke e fshirë dhe nga faqja e tyre e ueb-it nuk do të dilte në pah se kanë harruar një projekt shumë të rëndësishëm.
VILËN E SURRELIT!
Sot PLUG do ju paraqes një dokument ekskluziv ku janë të listuara të gjitha projektet e kësaj studioje. Projekti 067 është pikërisht Kulla TID, që fillon dhe puna në Shqipëri, nga një verifikim i kryer nga ne në listë mungon projekti me numër 107. Sipas këtij dokumenti projekti quhet VILA DAJTI dhe nga pamja shihet qartë se është projekti i Vilës së Surelit ku jeton KUMBARI Edi Rama.
Sipas përshkrimit projekti i Vilës ka filluar në vitin 2008 dhe përshkruhet si një shtëpi familje me atelier. Projekti ka përfunduar në vitin 2011. Pra vetëm për të projektuar shtëpinë dhe studion artistike të Ramës janë dashur 3 vite. E sigurisht vila ka filluar të ndërtohet në vitin 2012 kur Rama nuk ishte më kryetar bashkie dhe deklarimet pasurore i ka filluar si kryeministër ne vitin 2013.
Për juristin më të dobët, kjo është një tjetër provë e korrupsionit të Edi Ramës! Kompania që merrte tendera dhe projekte në Bashkinë Tiranë, përfundon të bëjë projektin e shtëpisë së Edi Ramës. Asnjë deklarim se kush e pagoi studion? A është paguar kjo studio apo projekti është dhuratë?
Këto janë përgjigje që tashmë do duhet t'i jap Edi Rama në SPAK por ajo që dihet është se kjo kompani vazhdon biznesin në Shqipëri dhe sidomos me institucione publike. Ajo që dihet fakt është se Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes Linda Rama ka punuar për këtë studio në Bruksel.
Por nëse mendoni se këto dyshimet për korrupsion janë fjalë të një televizioni gaboheni.
Në vitin 2015, media Belge Flanders Today, raporton se themeluesi i 51N4E Peter Swinnen është shkarkuar pas një auditi.
"Qeveria flamande ka votuar për shkarkimin e arkitektit zyrtar Peter Sëinnen me efekt të menjëhershëm. Mandati i tij duhej të zgjaste deri në qershor të këtij viti."
As qeveria dhe as zyra e Sëinnen nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim të detajuar për vendimin e papritur.
Sipas deklaratës së vetme të lëshuar, nga zëvendësministrja- presidente Liesbeth Homans, shkarkimi vjen pas një raporti nga Audit Vlaanderen i cili iu dorëzua qeverisë më 29 janar.
Sipas De Morgen, shpejtësia me të cilën u mor vendimi pas marrjes së raportit sugjeron se auditi bëri akuza serioze kundër Swinnen.
Njëra prej tyre mendohet të jetë konflikti i interesit në porositjen e një studimi nëse praktikat e punës së zyrës zyrtare të arkitektit mund të zbatohen në Shqipëri.
"Zyra e vetë Swinnen, 51N4E, ka lidhje të forta me qeverinë shqiptare, -thotë gazeta.
Pra arkitekti është shkarkuar edhe për konfliktin e interesit në Shqipëri pasi njihet për lidhjet e tij të forta me Qeverinë Shqiptare.
Pra për Belgët është i rëndësishëm edhe imazhi, duke e shkarkuar në mënyrë urgjente arkitektin mik të Edi Ramës, por për institucionet e drejtësisë shqiptare nuk është problem as korrupsioni, kur një kryeministër trajton arkitektin si çirak të vet, për të projektuar vilën e tij në Surrel, e më pas e gostit me projekte qindra-milionë euro.
Kush është Kumbari!?
SPAK you z. Kryeministër!