PLUG/ 'The Albania Files', arkitektët e Ramës çirak të trafikantëve, ja si është ndarë bregdeti

Deri tani ju treguam për autorin e librit, vizionin e tij jo për të betonizuar apo gllabëruar prona publike në bregdet, por për ta shpallur veten Mbret e Hero Kombëtar.

Por ajo që do ju sjellim në vijim është skandaloze. Është strategjia e hartuar nga Edi Rama për të gllabëruar me një grusht njerëzish, jo vetëm pjesëza të bregdetit, por të gjithë gjithë rivierën.

Janë dhjetra projekte në këtë libër, që parashikojnë zaptimin e vendeve më piktoreske në bregdetin shqiptar.

Projekte, para të cilave e gjithë zona e Zvërnecit duket fiks si ajo “pikëza e vogël e Kumbaros”. Kakomeja, Krorëzi, Dhërmiu, Ksamili, Plazhe të Himarës, Saranda, në bazë të këtij projekti do të jenë një zonë e ndaluar për të gjithë shqiptarët e varfëruar pikërisht prej këtij vizioni të Edi Ramës. 

Ky ishte reagimi që ngriti në protestë qytetarët shqiptarë, ku në vend të një projekti të detajuar dhe konsultuar me banorët e zonës sipas legjislacionit në fuqi, Edi Rama zgjodhi rrethimin me gardh dhe klon, duke pamundësuar aksesin e qytetarëve në atë zonë. Por ky projekt, duket se është një nga qindra projektet e ideuara nga kryeministri shqiptar, që Jugun e vendit do ta shndërronte në një zonë të pamundur për tu aksesuar nga qytetarët. 

Në Librin 'Albanian Files' të Edi Ramës,  ky vision është parashikuar thuajse në të gjithë Jugun. 

Një nga projektet më të mëdha, ku prona publike pritet të përfundojë në duart e privatit është ai që parashikon zhvillimin në zonën e Krorëzit dhe Kakomesë. 

Ky që shikoni në pamje është fotoja e këtij projekti, që është parashikuar të ndërtohet në një prej zonave më të bukura të bregdetit shqiptar. 



Projekti është i vitit 2017 dhe arkitektët e kanë pagëzuar me emrin "Hillside", ose "Anëkodrës" dhe përfshin ndërtimin e vilave përgjatë gjithë kodrës që të zbret në plazhin e paprekur të Krorëzës.

Një studio arkitekturore nga Firence, e quajtur Luca Dini, ka zbardhur projektin e resortit turistik që do të ndërtohet në këtë gji nga shoqëria 'Invest Society' e Dajlan Avdias.

Gjiri i Krorëzës, një vend i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe ujërat e pastërta, po përballet me një ndryshim të thellë të peizazhit dhe identitetit të tij. Plani përfshin ndërtimin e një kompleksi të madh vilash dhe apartamentesh, të cilat pritet të shndërrojnë këtë zonë të qetë dhe të virgjër në një tipologji tjetër. Leja për zhvillimin e këtij projekti është miratuar në mbledhjen e datës 20 nëntor 2024 në KKTU.

PLANI I KROREZIT
Projekti ynë shkon përtej krijimit të një vendi turistik, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse që nxit rritjen personale dhe shpirtërore. Duke filluar me luksin dhe argëtimin, udhëtimi thellohet në një lidhje me natyrën, kulturën shqiptare dhe vetë-reflektimin përmes sportit, kulturës lokale dhe artit.

Por ky nuk është i vetmi projekt. Po në këtë Libër një prej projekteve më të mëdha në rivjerën e jugut është  Life Marina, i cili parashikon që një vijë bregdetare prej 7 kilometrash do t'i jepet privatit për të investuar aty në resorte e kazino. Sipas projektuesve kompleksi është një përzierje fshatrash bregdetare dhe marinash që pasqyron harmoninë midis dizajnit modern dhe bukurisë natyrore të detit. 

LIFE MARINA
Plani master mbulon shtatë kilometra vijë bregdetare jolineare me gjire dalluese, të ndara në zona të ndryshme funksionale, duke përfshirë dy marina të mëdha, një fshat, hotele, dyqane, kazino dhe diskoteka. Arkitektura rikrijon fshatrat bregdetare mesdhetare me një atmosferë ekskluzive, duke i zhytur vizitorët në kulturën mesdhetare, ndërkohë që nderon traditën shqiptare.

Atara resost është një tjetër projekt, që duket se ka marrë jetë nga Libri i Edi Ramës, e bashkë me të edhe qindra mijra metra katrorë të tjerë që fal këtyre projekteve do të privatizojnë edhe vijën bregdetare. 

Red sol resort në Dhërmi, 10 mijë metra katrorë ndërtim që sipas projektuesve nis në kodër e përfdon në ujin e bregdetit të dhërmiut. 

Një tjetër resort po në Dhërmi parashikon ndërtimin e një sipërfaqeje prej 12 mijë metër katror, nën emrin Dhërmi Resort.

Por jo vetëm kaq, nëse do të shohim projektet e reklamuara nga studio arkitekturore, bie në sy, që është projektuar ndërtim në çdo gji, si Himarë, Borsh, Piqeras, Lukovë, Llaman etj. Teksa një pjesë e këtyre projekteve kanë nisur të ndërtohen shumë prej tyre ndodhen ende në letër. 

Të njëjtin fat si Jugu kanë edhe zonat e tjera bregdetare. Thuajse i gjithë bregdeti ende i pashfrytëzur në Durrës është pjesë e zhvillimit në këtë Libër, për tu ngjitur më sipër, në Shengjinë e Lezhë e deri në projektet qindra milionë euro në zonën e Velipojës.

Teksa bregdeti është projektuar i gjithi me ndërtime, duket se betonizimit nuk i kanë shpëtuar as zonat liqenore, ku ndër më të prekurart është pogradeci. 

Pas Nartës që cilësohet si shtëpia e flamingove, të njëjtin fat Edi Rama ja ka rezervuar edhe pelikanit Kaçurrel. Me një projekt-plan ndërtimi në Karavasta, arkitektën e kryeministrit veç ndërtimit të kullave kanë marrë përsipër edhe të ndryshojnë atë që ka krijuar natyra.

Me një projekt me ndërtesa shumëkatëshe, që projektuesit e kanë cilësuar si një bashkëjetesë me natyrën është parashikuar që lidhja e kënetës me detin të bëhet nëpërmjet kanaleve të nëndheshme, që sipas tyre do të garatojnë funizimin me ujë.

Pra në shërbim të qytetit që kërkohet të ndërtohet, parashikohet edhe ndryshimi I ekosistemit që ka krijuar vetë natyra. Projekti i hartuar në vitin 2024 është emërtuar Kingscoast dhe zhvillues i tij është NIU Invest. Edhe ky projekt që do të ndërhynte thellësisht në ekosistem dhe zonë, është mbajtur gjithashtu i fshehtë e aq më pak pa konsultime në zonë. 

Në një kohë që përpiqet që Edi Rama të mohojë që të jetë kumbari, një tjetër detaj e lidh atë drejtëpërsëdrejti me vendimarrjen. Një pjesë e madhe e projekeve në këtë libër janë planifikuar në zona të mbrojtura.

Ato janë projektuar në një kohë që ligji e ndalonte, por pas këtyre projekteve befas vjen edhe inicitaiva ligjore e propozuar nga deputeti i Beratit, Fadil Nasufi, e ligji ndryshon, e këtyre projekeve, edhe pse në zona të mbrojtura me ligj, u hapet drita jeshile.

Pra e thënë më thjeshtë fillimisht u bënë projektet, e këto projekte kishin forcën sat ë vinin në lëvizje të gjithë Kuvendin e Shqipërisë, për  ti hapur rrugë ndfërtimeve në zonat e mbrojtura.