SHBA refuzon të rinovojë marrëveshjen tregtare me Meksikën dhe Kanadanë, shkak 'deficiti tregtar'
SHBA ka njoftuar se nuk kanë rënë dakord për rinovimin e Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), duke përmendur “deficitet tregtare me këto vende”, transmeton Anadolu.
Përfaqësuesi tregtar amerikan, Jamieson Greer, tha se në përputhje me marrëveshjen, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja zhvilluan sot një takim virtual për të diskutuar funksionimin e USMCA-së.
“SHBA-ja nuk ra dakord të rinovojnë USMCA-në në formën e saj aktuale. Si rezultat, USMCA-ja nuk rinovohet. SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin me Meksikën dhe Kanadanë për të adresuar mangësitë e marrëveshjes dhe deficitet tona tregtare me këto vende”, tha Greer.
Ai theksoi se USMCA-ja do të mbetet në fuqi derisa të zgjidhen çështjet e identifikuara ose deri në skadimin e marrëveshjes, duke shtuar se, si pjesë e procesit të rishikimit të përbashkët, SHBA-ja do të takohet me Meksikën gjatë javës së 20 korrikut për raundin e tretë të negociatave dypalëshe.
Më herët gjatë ditës, një zyrtar i lartë i administratës amerikane u tha gazetarëve se çështja kryesore e SHBA-së me botën, veçanërisht me Kanadanë dhe Meksikën, është “deficiti ynë tregtar”.