VIDEO/ 'Do rrëzohesh si Diktatori!' Protestuesit paralajmërojnë Ramën me fatin e Enverit

Në ditën e 32-të të protestës, protestuesit kanë krijuar një instalacion të bustit të Edi Ramës, ngjashëm me bustin e Enver Hoxhës i cili u rrëzua 20 shkurt 1991.

“Ne po i themi dorëhiqu por ai nuk po na dëgjon. Fillojmë të përgatitemi për ta rrëzuar. Gjenerata Z dhe të gjithë bashkë ngremë duart lart” tha një protestues duke thirrur ‘O dorëzohu o rrëzohu’.

Në këtë moment personi hodhi në tokë instalacionin e Edi Ramës, duke imituar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, një nga datat më të rëndësishme në Shqipërinë e post diktaturisë komuniste.