'Rama n’burg, Belinda n’burg'/ Pankartat pikante në ditën e 32-të të protestës, pensionistët: me 5 mijë lekë nuk blihet heshtja
Protesta e 32-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama po mbahet sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.
Gjitthashtu protestuesit kanë njoftuar se sërisht nesër në orën 10:00 do të rikthehen para Parlamentit për të vzahduar protestat kundër qeverisë Rama.
Ndër sloganet që tërhoqën vëmendjen në prag të nisjes së protestës së 32-të janë:
“Dita e 32-të, qytetarët janë ende këtu.”
“Kryeministri poston, populli proteston, përgjegjësia mungon.”
“32 ditë, mesazhi i qartë. Vetëm Rama ‘po përpiqet’ ta kuptojë.”
“Rama n’burg, Belinda n’burg.”
“O Ramzi, protesta nuk matet me dron apo telefon, por me zërin e qytetarëve.”
“32 ditë, drejtësia e shtyrë, demokracia e mohuar.”
“Nuk e blen dot heshtjen tonë me 5 mijë lekë për pensionistët.”
“Zëri i popullit nuk burgoset.”
“Ku Ramës i mbaron argumenti, nis fyerja”.