VIDEO/ Super Harry Kane përmbys Kongon dhe kualifikon Anglinë në 1/8-at

Anglia ka shmangur një eliminim sensacional në Botërorin 2026, duke mposhtur Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 2-1 në fazën e 1/16-tës.

Kongoja e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaloi në avantazh që në minutën e 7-të.

Brian Cipenga shënoi një gol të bukur me një goditje të saktë nga hyrja e zonës, duke mposhtur Jordan Pickford.

https://streamin.link/v/491be162

Anglia dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe krijoi disa raste të pastra.

Jude Bellingham dhe Harry Kane u ndalën nga një paraqitje fantastike e portierit kongolez Lionel Mpasi-Nzau, ndërsa Kongoja goditi edhe shtyllën me Yoane Wissa.

Në pjesën e dytë, presioni i “Tre Luanëve” u shpërblye. Në minutën e 75-të, Kane barazoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi perfekt.

https://streamin.link/v/f9ac407c

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, kapiteni anglez doli sërish në skenë.

Në minutën e 86-të, Kane realizoi golin e dytë pas një pasimi të bukur dhe përmbysi rezultatin në 2-1.

https://streamin.link/v/9a55d806

Kongoja tentoi deri në fund të gjente barazimin, por Anglia ruajti avantazhin dhe siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave.