VIDEO/ Harry Kane shpëton Anglinë, barazon ndaj Kongos dhe shmang turpin në Botëror
Anglia ka reaguar në pjesën e dytë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, duke barazuar rezultatin 1-1 në sfidën e fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës.
Heroi i momentit për “Tre Luanët” ishte Harry Kane, i cili në minutën e 75-të realizoi me një goditje perfekte me kokë pas një krosimi të shkëlqyer, duke mposhtur portierin Lionel Mpasi-Nzau.
https://streamin.link/v/491be162
Kongoja kishte kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me Brian Cipenga, duke e befasuar skuadrën angleze që në fillim të takimit.
https://streamin.link/v/f9ac407c
Me rezultatin 1-1 dhe rreth 15 minuta të mbetura nga koha e rregullt, sfida mbetet plotësisht e hapur.
Anglia kërkon golin e fitores për të shmangur kohën shtesë, ndërsa Kongoja po lufton për një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori.