'Ti dhe rraca jote!' Eurodeputetja gjermane i nxjerr Erion Braçes mesazhet kërcënuese

Deputeti socialist Erion Braçe nuk ka ndalur kërcënimet ndaj aktivistëve të "Revolucionit të Flamingove' që vijon sot në ditën e 32-të duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka publikuar edhe disa mesazhe të tjera të deputetit socialist Erion Braçe, i cili ka kërcënuar aktivistët  në rrjetet sociale.

“Ti dhe rraca jote”, shkruhet ndër të tjera. 

Në mesazhe shihet se Braçe ka ofenduar aktivisten, duke i thënë 'ordinere'. Këto mesazhe të përdoruara nga një deputet, tregojnë qartë se nga kush përfaqësohen shqiptarët.

Lexo dhe: Deputeti i Ramës kërcënon protestuesit – Braçe u shkruan në privat, ‘ku je se vij unë në derë të shtëpisë’