Ekipe të specializuara të SHIK-ut i kryen vrasjet, koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja

Duke komentuar shkrimin “Kush e goditi eskortën e presidentit Rugova?” të Gani Mehmetajt, publicisti dhe opinionisti, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se të gjitha vrasjet janë bërë me urdhër të LPK-së.

“Këta aktivistë të LPK-së, pasi mbanin mbledhje në perëndim dhe tiranë, vendimet i shkruanin në komunikata se kush duhej të vritej, i denonin njerëzit me vdekje, pastaj ekipe të specializuara të SHIK-ut vraninë shqiptarë sikur Millosheviqi në kohën e vet, por këta kanë qenë më brutal”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, ideologë të këtyre kane qene Adem Demaçi e Rexhep Qosja.

“Koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja bashkë me garden e vjeter te PS të Shqipërisë së Rexhep Mejdanit të Fatos Nanos e sidomos të SHIK-t të Fatos Klosit”, shkruan Krasniqi.

Ja postimi i plotë i tij:

Çdo shqiptar normal, madje edhe të çmendurit deri në një shkallë, duhat ta lexojnë këtë shkrim të Gani Mehmetajt dhe të kuptojnë se kush ishte SHIK-u, gjegjësisht UÇK-dega e LPK-së. LPK, e cila për më se 20 vite veproi në perëndim, sidomos Zvicër e Gjermani, Suedi, etj. Shfrytëzoi guerilen e Kosoves dhe pasi e futi nën kontroll e emërtoi UÇK, nuk luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare, por për vrasjen e kundërshtarëve politik, në veçanti të LDK-së.

Këta aktivistë të LPK-së, pasi mbanin mbledhje në perëndim dhe tiranë, vendimet i shkruanin në komunikata se kush duhej të vritej, i denonin njerëzit me vdekje, pastaj ekipe të specializuara të SHIK-ut vraninë shqiptarë sikur Millosheviqi në kohën e vet, por këta kanë qenë më brutal.

Është me rëndësi të veçantë të dihet se ku fshihen sot ata ideologë, në cilën parti. ata më të regjurit "fshihen" në PDK, AAK, LVV, NISMA. Koha do të tregojë se ideologët e vërtetë kanë qenë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja bashkë me garden e vjeter te PS të Shqipërisë së Rexhep Mejdanit të Fatos Nanos e sidomos të SHIK-t të Fatos Klosit.

Të gjithë këta, me një emër, i kam quajtur komandantët e Rognerit. Të gjithë këta veteranë të UÇK-së të dalur nga levizja terroriste - LPK, janë kriminelë të Kosovës. janë kriminelë që kanë planifikuar dhe vrarë shqiptarët e Kosovës për të ardhur në pushtet me pushkë. Këta sot po veprojnë njësoj me institucionet e Kosovës. në mbrëmje i kanë numrat, në mëngjes iu zhduken!!! /Botasot.