Breshëri dëmton fermerët e Maliqit dhe Zavalinë të Elbasanit

SYRI TV

Breshëri i një dite më parë, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe stuhi që zgjati rreth 45 minuta, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Orman të Bashkisë Maliq. Fermerët thonë se stuhia goditi pothuajse të gjithë zonën, duke dëmtuar kryesisht grurin, elbin, qepën, jonxhën dhe kultura të tjera.

Sipas tyre, gruri është kultura që ka pësuar goditjen më të rëndë. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në qepë, ku breshëri ka çarë gjethet, duke rritur rrezikun e kalbëzimit. Edhe elbi dhe jonxha janë dëmtuar rëndë, ndërsa fermerët që punojnë sipërfaqe të mëdha bujqësore flasin për humbje të mëdha ekonomike.

Fermerët kërkojnë që institucionet të verifikojnë situatën në terren dhe të ofrojnë mbështetje për të dëmtuarit, pasi humbjet e shkaktuara nga breshëri rrezikojnë të rëndojnë ndjeshëm ekonominë e familjeve që jetojnë nga bujqësia.

Bresheri ka shkaktuar deme të konsiderueshme në zonën e Zavalines, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanerisht sektorin e pemetarisë dhe bujqësisë  ku janë demtuar rëndë pemët frutore, ndërsa janë prekur edhe kultura të tjera bujqësore, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme fermerëve të zonës. Dëmtime nga breshëri janë raportuar dhe në pemët frutore në Lumas të bashkisë Cerrik.