Liverpooli zyrtarizon transferimin talentit francez për 70 milionë euro
Liverpooli ka përforcuar repartin e mbrojtjes me një nga talentët më premtues të futbollit francez. Klubi anglez ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Jeremy Jacquet nga Rennes, në një marrëveshje që, sipas raportimeve, kap vlerën e rreth 70 milionë eurove.
"The Reds" kishin arritur marrëveshjen me mbrojtësin e kombëtares franceze U-21 që në fillim të këtij viti, ndërsa tashmë transferimi është bërë zyrtar.
Jacquet është 20 vjeç dhe aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në shpatull. Megjithatë, ai pritet të jetë plotësisht i gatshëm në kohë për nisjen e fazës përgatitore para sezonit të ri.
Mbrojtësi është produkt i akademisë së Rennes, klub me të cilin regjistroi 33 paraqitje me ekipin e parë, duke spikatur si një nga mbrojtësit më premtues të gjeneratës së tij.
Pas firmosjes së kontratës, Jacquet e cilësoi kalimin te Liverpooli si realizimin e një ëndrre të madhe. Futbollisti francez u shpreh optimist se do të rikthehet në formën më të mirë për fillimin e përgatitjeve dhe theksoi se ndihet shumë i përmirësuar si lojtar.
Me këtë transferim, Liverpooli konfirmon edhe një herë strategjinë për të investuar te talentet e rinj me potencial për të qenë protagonistë në vitet e ardhshme.