Raporti i PPE ngre alarmin: Patronazhimi dhe kapja e shtetit po minojnë zgjedhjet e lira në Shqipëri
Në raportin e prezantuar në Asamblenë Parlamentare të PPE në Vjenë, si gjetje të misionit faktmbledhës në Shqipëri, zgjedhjet ishin një ndër problemet më serioze. Eurodeputetët kanë vënë në pah, se Shqipëria ka dështuar në mbajtjen e zgjedhjeve të lira, me një parti në pushtet që abuzon me fondet publike, përdorimin e rrjetit të patronazhistëve për të friksuar administratën si dhe përfshirjen e krimit të organizuar.
SYRI TV
Pabarazia në zgjedhje, përfshirja e organizatave kriminale, patronazhistët, përdorimi I pushtetit nga Edi Rama e deri të blerja e votave janë sot ndër shqetësimet e çdo raporti ndërkombëtar për Shqipërinë. Në Raportin përfundimtar të Misionit faktmbledhës të PPE në Shqipëri ngrihet shqetësimi për mos mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Një pikë qendrore e tensionit aktual politik është trashëgimia e zgjedhjeve parlamentare të majit 2025. Procesi u dëmtua në thelb nga një "fushë loje thellësisht e pabarabartë" që favorizonte shumicën qeverisëse. Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR-it thekson shqetësimet në lidhje me dallimin midis institucioneve shtetërore dhe aktorëve politikë gjatë procesit zgjedhor. Vëzhguesit vunë re një fushë loje të pabarabartë, me indikacione se burimet administrative dhe strukturat institucionale mund të jenë përdorur në një mënyrë që i ka sjellë dobi shumicës qeverisëse. Raportet gjithashtu tregojnë raste të presionit mbi punonjësit publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe përdorimin e rrjeteve të patronazhit, duke ngritur pyetje në lidhje me pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare zgjedhore. Shqetësime të tjera përfshijnë akuzat për blerjen e votave, ndikim të tepruar mbi votuesit vulnerabël dhe ndikimin e supozuar të elementëve kriminalë në disa zona të vendit.
Ndalimi i TikTok nga qeveria që nga 6 marsi 2025 kufizoi disa mundësi fushate të kandidatëve.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka dokumentuar presion të konsiderueshëm mbi punonjësit publikë dhe votuesit. PDSH-ja
Ndikimi i krimit të organizuar në Zgjedhje, blerja e votave, kërcënimi votuesve dhe mosndëshkimi i krimeve zgjedhore janë një tjetër shqetësim I ngritur nga institucionet europiane.
Raporti përfundimtar i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 nxori në pah akuza të besueshme për blerjen e votave dhe përfshirjen e rrjeteve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Bashkëbiseduesit e ODIHR-it raportuan lidhje midis aktorëve politikë dhe grupeve kriminale në disa rajone, duke përfshirë Elbasanin, Fierin, Lezhën, Kukësin dhe Durrsin, ku aktorët kriminalë dyshohet se kanë frikësuar votuesit, kanë shpërndarë para ose mallra dhe kanë vepruar si zbatues de facto për kandidatët. ODIHR gjithashtu vuri në dukje se shqetësimet vazhdojnë në lidhje me efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në adresimin e rrjeteve të krimit të organizuar të lidhura me veprat penale zgjedhore.
Dita e zgjedhjeve, sipar raportit të Misionit të PPE-së ishte një tjetër problem, ku u faktuan shumë praktika që cenonim procesin zgjedhor.
Raporti i ODIHR-it identifikon një numër parregullsish të ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë raste të frikësimit të votuesve, shkelje të sekretit të votës, votim familjar, votim me prokurë dhe raste të blerjes së votave. Këto praktika u vlerësuan si të dëmshme për integritetin e procesit të votimit dhe si të papajtueshme me angazhimet ndërkombëtare. Në dritën e vendimit të njëanshëm të shumicës qeverisëse për të ndryshuar rregullat e komisionit të reformës territoriale në mes të procesit duke hequr barazinë dhe të drejtën e vetos së opozitës, ky zhvillim është parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH) si një formë e "inxhinierisë politike parandaluese".
Si problem për mosmbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike, në raportin e PPE theksohet mungesa e një reforme zgjedhore që ka dështuar të realizohet që prej vitit 2012. Mungesa e një marrëveshje për një Reformë Zgjedhore minon integritetin zgjedhor, gërryen besimin publik në proceset demokratike dhe ngre shqetësime serioze në lidhje me standardet e qeverisjes demokratike.