Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm
Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Në konferencën me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se raporti gjithashtu mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira.
‘Unë e di që Edi Rama bën gjithçka ta censurojë, por unë ftoj mediat, ftoj qytetarët shqiptarë ta lexojnë atë raport për të parë se cili është qëndrimi i PPE, parti e cila de facto me qeveritë në pushtet, qeveris Evropën’, theksoi lideri demokrat.
Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar në një organizatë kaq prestigjioze, kaq të rëndësishme siç është PPE.
Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira.
Pra, kemi të bëjmë me një raport si asnjë tjetër më parë.
Unë e di që Edi Rama bën gjithçka ta censurojë, por unë ftoj mediat, ftoj qytetarët shqiptarë ta lexojnë atë raport për të parë se cili është qëndrimi i PPE, parti e cila de facto me qeveritë në pushtet, qeveris Evropën.