Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e Sigurisë.

Sipas vendimeve të marra:

Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Agim Troci është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Pavlin Zhivani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.

Ledian Kerka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Vilson Sterkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.

Oltion Gjoni është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.

Vendim Imeraj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.

Medin Hasani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.