Tedi Blushi denoncon në Parlamentin Evropian mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Së Lirisë ka denoncuar në Parlamentin Evropian mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD nga zyrtarët e qeverisë së Edi Ramës.
Blushi: Hajdutëria e Edi Ramës nuk shtrihet vetëm te taksat e shqiptarëve, por ai po vjedh edhe taksat e europianëve.
Prej tre vitesh fermerët shqiptarë po penalizohen nga ndihmat europiane për shkak se fondet IPARD përfunduan te inceneratorët dhe grupet kriminale.
Në Greqi për abuzime me fondet u arrestuan rreth 30 zyrtarë dhe u sekuestruan miliona euro, në Shqipëri asnjë të arrestuar.
Në Kuvend kërkesa e PL për llogaridhenie nga Ministri i Bujqësise u refuzua.
Asnjë hetim administrativ nga qeveria, sepse zbardhja e vjedhjes së fondeve IPARD con te Edi Rama.
U hodh poshtë kërkesa për interpelancë për fondet IPARD sepse afera të con te Edi Rama.
Bujqësia shqiptare jo vetëm e nënfinancuar por tani po i mohohet ndihma e BE.
Të shtohet trysina europiane, ku i çoi Rama fondet IPARD?
Edhe një vrasës serial në kërkim prej vitesh rezulton se ka përfituar fonde për bujqesinë.
Fondet IPARD përfunduan te inceneratorët dhe bandat kriminale të lidhura me Edi Ramën.