Rezart Veleshnja konfirmon romancën?
Aktori i njohur i humorit dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Rezart Veleshnja, duket se po jeton një periudhë të lumtur në jetën e tij sentimentale.
Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, Veleshnja ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft romantik, duke lënë të kuptohet se zemra e tij tashmë i përket dikujt.
Në videon e publikuar, e realizuar brenda një makine, aktori shihet duke mbajtur me përkëdheli dhe puthur dorën e një vajze, një gjest që është interpretuar menjëherë si konfirmim i një romance të re.
Megjithëse është treguar i rezervuar dhe nuk ka zbuluar identitetin apo fytyrën e partneres, momenti i ndarë me publikun ka mjaftuar për të ngjallur reagime dhe kuriozitet në rrjet.
Ky postim duket se shënon edhe konfirmimin e parë publik të lidhjes së tij, ndërsa fansat dhe mediat rozë kanë nisur të spekulojnë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën aktorit.
Mbetet për t’u parë nëse Rezart Veleshnja do të zgjedhë të zbulojë më shumë detaje rreth historisë së tij të re të dashurisë.