‘Bisedë e përzemërt’/ Berisha publikon takimin me kancelarin austriak Christian Stocker në Vjenë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, gjatë qëndrimit në Vjenë.
Berisha e cilësoi takimin si një bisedë të shkurtër dhe të përzemërt, duke theksuar se Stocker ishte një nga folësit kryesorë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE).
‘Bisedë e shkurtër dhe e përzemërt me Kancelarin e Austrisë në Vienë Christian Stocker i cili ishte dhe spiker kryesor në Asamblenë Politike të EPP’, shkruan Berisha nw Facebook.