E turpshme/ Erion Braçe fyen me gjuhë ordinere qytetarët: Janë 100 copë, kapini…

Dje me qindra protestues rrethuan sallën e Kuvendit dhe nuk kursyen edhe ndonjë kokërr vezë që u qëllua ndaj makinave të tyre.

Policia ushtroi një dhunë të paparë kundër revoltës qytetare që ka kaluar muajin që vazhdon tashmë jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të botës ku jetojnë e punojnë shqiptarë.

Një dhunë e urdhëruar totalisht nga eksponentë politikë të mazhorancës. Dhe kjo kuptohet shumë lehtë nëse lexon mesazhin e deputetit që shpërndan nëpër rrjet shpesh herë çmimet e specave dhe lakrave, Erion Braçe.

Ai e thotë me përçmim se vetëm 100 veta janë, duke nxitur forcat e rendit që të reagojnë “pa frikë” se qenkan pak. Se nuk e duronte dot rrethimin paqësor të shqiptarëve.

Një sjellje e tillë e një deputeti që mundohet të gjendet afër halleve të qytetarëve të atyre që po protestonin dje e që kanë javë që protestojnë tregon nivelin ku është katandisur rilindja. Nuk bëjnë dot takime se protestohet kundër tyre. Nuk shkojnë dot në Kuvend se protestuesit i rrethojnë. Nuk hedhin dot një tekst në rrjetet sociale se masakrohen nga qytetarët - Bandë hajdutesh, kusarë, anti shqiptarë…

Por dhuna e djeshme e iniciuar nga deputetët duket se tregon fundin e afërt të një qeverisje që asnjë ditë nuk ka menduar për qytetarët por vetëm për veten e tyre. Edhe statuset me fruta e perime të Braçes duket se janë pjesë e propagandës dhe modelit rilindas të mashtrimit për qytetarët. Dhe shembulli më i keq i kësaj propagande është vetë Braçe. Por mashtrimet nuk pinë me ujë.